Antonio Conte pranoi se ai kishte “provuar” për të nënshkruar me Dejan Kulusevski në Inter përpara se Juventusi ta transferonte atë, kështu që shfrytëzoi mundësinë për ta sjellë atë në Tottenham Hotspur.
Reprezentuesi suedez ka qenë një sensacion që kur u transferua te Spurs në afatin kalimtar të janarit, në një huazim 18-mujor për 10 milionë euro me opsion blerjeje për 35 milionë euro të tjera plus bonuse, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tashmë ka dy gola dhe pesë asistime në 12 ndeshje zyrtare për klubin e Premier League.
“Kur isha trajner i Interit, u përpoqa ta transferoja, por Juventusi u veproi më shpejt, ndoshta ata vendosën më shumë para se ne në atë kohë dhe ata e blenë këtë lojtar”, tha Conte.
Po flasim për një lojtar që është vetëm 21 apo 22 vjeç. Ai duhet të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë, sepse është i fortë fizikisht, është i mirë teknikisht. Mendoj se për Tottenhamin është një nënshkrim i mirë për të tashmen dhe për të ardhmen, sepse po flasim për një lojtar të fortë”, deklaroi Conte.
/GazetaBlic Sport/


