Zyrtari i Gjilanit, Drilon Sylejmani ka dënuar ashpër ngjarjen e sotme, ku u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Frashëri u sulmua nga disa tifozë të Gjilanit, me ç’rast edhe u dërgua në spital me urgjencë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sylejmani ka kërkuar falje publike ndaj Ballkanit dhe portierit, Stivi Frashëri.
“Përpara se ta komentoj rastin, i kërkoj ndjesë publike ndaj portierit, Stivi Frashërit dhe i uroj shërim të shpejtë dhe shpresojë që këto skena të mos përsëriten asnjeherë më në karrierën e tij, gjithashtu edhe klubit Ballkanit me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mira. Dua të ju konfirmoj që si në çdo ndeshje tjetër edhe në këtë klubi ka marrë masat e nevojshme të sigurisë për ta siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes, për këtë është njoftuar FFK dhe klubi i Ballkanit”, tha Syljemani për ‘Sports Show’.
“Kanë qene mbi 40 policë, ka qenë një neglizhencë e madhe e Policisë dhe sigurimit privat të ndeshjes, të cilët i kemi kontaktuar. Përgjegjesia totale i takon personave përgjegjës të sigurisë. Ne kemi bërë edhe sigurimin e tifozëve të Ballkanit, klubi nuk mund të fajesohet në asnjë moment për numër të Policisë ose sigurise së ndeshjes. Më vjen shumë keq që ka ndodhë në Gjilan nga një klub që më së paku i përkasin keto skena. Gjilani në këtë vit ka bërë organizim të jashtëzakonshëm dhe mundi i një viti të shkoj dëm për shkak të një rasti. E them këtë varësisht prej masave që do të vijnë nga Komisioni i Garave, na ka dëmtuar edhe emocionalisht, e dinë të gjithë zyrtarët e Ballkanit, i shihni në pamje se të gjithë jemi futur në fushë për të mbrojtur lojtarët e Ballkanit”, përfundoi Sylejmani.
/GazetaBlic Sport


