SC Gjilani do t’ua ndalojë përjetësisht hyrjen në stadium personave që sulmuan Frashërin.
Sot në ndeshjen Gjilani-Ballkani është sulmuar portieri Stivi Frashëri, shkruan GazetaBlic Sport.
Disa tifozë të Gjilanit të cilët u futën në fushë për të festuar golin e portierit të tyre, Enea Koliçi – prishën gjithë festën, duke sulmuar portierin Frashëri.
Portieri mori disa goditje dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit.
Klubi i Gjilanit disa orë më parë ka reaguar në lidhje me skandalin, ku kërkoi falje publike ndaj Frashërit dhe Ballkanit, teksa siguroi se personat që kryen aktin do të denohen maksmalisht nga klubi i tyre, duke ua ndaluar hyrjen përgjithmonë në stadiumin e qytetit në Gjilan.
“Zyrtarët përgjegjës për siguri dhe organizimin e ndeshjes kanë evidentuar vërejtjet pas përfundimit të ndeshjes dhe po punojnë në identifikimin e personave të cilët kryen këtë akt vandal, për t’u ndaluar përjetësisht hyrjen në ndeshjet e organizuara nga Sport Club Gjilani”, shkruan Gjilani ndër të tjera.
/GazetaBlic Sport


