Sporti

Reagon Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e quan akt makabër sulmin fizik ndaj Stivi Frashërit

04/03/2022 18:55
nga:L J

Ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për ngjarjen që ndodhi sot në stadiumin e qytetit të Gjilanit, ku u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri nga disa persona që vetëm tifozë të futbollit nuk mund të quhet.

Ngjarja që ndodhi sot në Gjilan ka tronditur të gjithë pasi që në minutat e fundit të ndeshjes u sulmua portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri ku u desh të shkonte në emergjencë pas goditjeve të marra, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore tani është stabile.

Lidhur me këtë nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka dënuar fuqishëm aktin e sulmit fizik të portierit, Stivi Frashëri ai e quan këtë akt makabër.

Më tutje ai thekson se kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat dhe sanksionet ndaj ngjarjeve të sotme, ndërsa Stivi Frashërit i dëshiron shërim të shpejtë.

Më herët kishte reaguar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili tha se skena të tilla nuk duhet të shohim askund e aq më tepër në sport.