Lajme

Arrestohet një person në Mitrovicë, kapet duke vozitur i dehur

04/03/2022 10:11
nga:Donika Fetahu

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte qenë duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Krajl Petri” në Mitrovicë.

I dyshuari gjithashtu kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga policia:

Rr. Krajl Petri, Mitrovicë 02.04.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte drejtuar veturën. Gjatë legjitimimit i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.