Sporti

E pabesueshme, triumfoi 4 me 1 në fushë, por Bayerni rrezikon humbjen me rezultat zyrtar nga Freiburgu

04/02/2022 18:41
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich mposhti Freiburgun me rezultat 4-1.

Por, kurioziteti në këtë ndeshje është se skuadra bavareze luajti me 12 lojtarë për një periudhë prej dy minutash pas një gabimi në zëvendësime, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo gjë ka nxitur polemika të mëdha, me Freiburgun që do të drejtojë një ankesë për ta fituar ndeshjen me rezultat zyrtar.

Ky është një rast që shihet shumë rrallë për të mos thënë kurrë tek nivelet profesioniste të futbollit.