Lajme

Arrestohen mbi 170 qytetarë rusë që protestuan kundër luftës në Ukrainë

04/02/2022 17:01
nga:Astrit Gashi

Policia ruse ka arrestuar sot 176 persona, të cilët protestuan në Moskë kundër pushtimit të Ukrainës, ka njoftuar OVD.

Organizata OVD-Info, që monitoron arrestimet në protesta, njoftoi se protestuesit u arrestuan në 14 qytete të ndryshme ruse.

AFP njoftoi se më shumë se 20 persona u arrestuan nga policia në një park afër Kremlinit.

Policia shoqëroi në stacion policor edhe disa njerëz që ishin ulur në park, raporton AFP.

Protesta kombëtare kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” saj në Ukrainë, u njoftua në mediat sociale nga aktivistët në rreth 30 qytete ruse.