Lajme

Ambasadorja e re e Kosovës në Australi dorëzoi letrat kredenciale

04/02/2022 16:27
nga:Astrit Gashi

Ambasadorja e re e Kosovës në Australi, Jetmira Bërdynaj, dje ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, David Hurley, njofton ambasada e Kosovës në Australi përmes Twitterit.

“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, u theksua në njoftimin e ambasadës.