Sporti

Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport monitoron ndeshjet e Superligës

04/01/2022 22:19
nga:Mergim Rreci

Në bazë të përvojave të mëparshme dhe zhvillimeve të fundit në Superligën e Kosovës, merret vesh se të gjitha ndeshjet kanë filluar të monitorohen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, për të parandaluar dhe eliminuar e dukurive negative.

Ky Këshill ka vendosur të monitorojë të gjitha këto ngjarje sportive dhe sipas kompetencave të marrë masat e nevojshme.

Këshilli përbëhet nga anëtarë të Prokurorisë, Policisë, Komitetit Olimpik, Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve.