Lajme

E mbuluar me shami, Duda Balje uron muajin e Ramazanit

04/01/2022 21:47
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Balje, ka publikuar edhe një fotografi ku shihet e mbuluar me shami.

“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Bekimi i muajit të Ramazanit qoftë mbi të gjithë ne dhe Allahu na dhëntë lutjet dhe agjërimin”, shkroi ajo në rrjetin e saj social “Facebook”.

Muaji i Ramazanit fillon ditën e shtunë dhe do të zgjatë 30 ditë.