Sporti

Mesfushori i West Ham, Lanzini pësoi aksident trafiku

04/01/2022 08:02
nga:E K

Manuel Lanzini ka pësuar një aksident me makinë pas një përplasje me një pemë, por fatmirësisht nuk është lënduar.

Sot gjatë rrugës për në stërvitje Lanzini ka pësuar aksident, pas një përplasje me një pemë, por mesfushori nuk është lënduar.

Argjentinasi po drejtohet nga një shofer drejt seancës stërvitore të ‘Hammers’, kur pësoi atë përplasje.

29 vjeçari u kontrollua nga stafi mjekësor i ekipit, ata konstatuan se lojtari nuk ka pësuar lëndim dhe nuk ka pasur nevojë të shkojë në spital, njofton ‘Goal’.

Lanzini ka gjithsej 23 paraqitje këtë sezon në Premier Ligë me West Ham United, ai ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime