Sporti

Ancelotti kërkon ndihmën e Alaba, dëshiron transferimin e futbollistit të Bayernit

03/31/2022 23:37
nga:Mergim Rreci

Anësori i Bayern Munichut, Serge Gnabry, është subjekt i interesimit nga Real Madrid, sipas BILD.

E ardhmja e 26-vjeçarit është në ajër me kontratën e tij aktuale që do të skadojë në vitin 2023 dhe një zgjatje ende nuk është rënë dakord, përcjell GazetaBlic Sport.

Gnabry kërkon një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, aq sa përfitojnë edhe lojtarë si Kingsley Coman apo Leroy Sane, ndërsa Bayerni ofron më pak miliona për kontratën e re.

Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojtarin gjerman dhe te Reali po kërkojnë ndihmën e Alaba. Sport Bild thekson se mbrojtësi austriak ka nisur nga puna për të bindur ish-shokun e ekipit që të transferohet në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.