Sporti

Pique merr vendimin e madh, në dispozicion të Luis Enriques për Kupën e Botës në Katar

03/31/2022 18:27
nga:Mergim Rreci

Pas katër vitesh mungesë, Gerard Pique është i vendosur të kthehet për të përfaqësuar kombëtaren spanjolle për të garuar në Kupën e Botës dimrin e ardhshëm, në Katar.

Lajmi bëhet i ditur këtë të enjte nga gazeta El Mundo, e cila raporton se qendërmbrojtësi 35-vjeçar i Barcelonës i ka ofruar Luis Enriques të jetë pjesë e thirrjes për kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.

Momenti i mirë që ka kaluar Pique te Barcelona që nga ardhja e Xavi në krye të katalanasve, ka bërë që mbrojtësi me përvojë të mendojë të luajë një Botëror të katërt në karrierën e tij.

Pique nuk ka luajtur për kombëtaren spanjolle që nga Kupa e Botës 2018 në Rusi, dhe Luis Enrique tani do të ketë disa muaj për të menduar për këtë. Mbrojtësi i Barçës ka 103 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës kampione të botës në 2010 dhe evropiane në 2012.

/GazetaBlic Sport/