Lajme

Erdogan: Turqia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë

03/31/2022 15:28
nga:Astrit Gashi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se Ankaraja nuk do t’i bashkohet sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë për shkak të agresionit rus situatës.

“Ne kemi deklaruar disa herë më parë se nuk do të marrim pjesë në sanksionet kundër Rusisë dhe kemi shpjeguar arsyet për këtë”, u tha Erdogan gazetarëve në aeroplan pasi u kthye nga Uzbekistani.

Udhëheqësi turk tha gjithashtu se qëndrimi i Ankarasë për sanksionet kundër Rusisë nuk ka ndryshuar.

“Ne nuk kemi bërë asnjë ndryshim në qëndrimin tonë ndaj sanksioneve”, tha Erdogan.