Në një intervistë për “Gazeta Polska”, zëvendëskryeministri polak Jaroslav Kaczynski ka folur për luftën në Ukrainë.
“Perëndimi duhet të dëshirojë të godasë seriozisht Rusinë. Sanksione të tilla do të funksiononin shpejt. Jo brenda natës, por shpejt. Megjithatë, vetoja gjermane ende ekziston për këtë çështje,” tha zëvendëskryeministri polak Jaroslav Kaczynski.
“Rusët po përgatiten për një ofensivë të re, po sjellin trupa nga pjesë të ndryshme të botës, por askush nuk mund të thotë nëse ato forca do të ndryshojnë situatën në front”, tha Kaczynski.
“Duket se kjo do të jetë një luftë e gjatë,” shtoi ai.
Sipas Kaczynski, qëllimi i ushtrisë ruse tani do të jetë “përhapja e vdekjes dhe terrorit” duke qëlluar në ndërtesa civile.
“Qëllimi i rusëve është të thyejnë vullnetin e ukrainasve duke në luftuar në mënyrë mizore. Është një taktikë thelbësisht kriminale që duhet të trembë, vrasë ose largojë njerëzit,” tha ai.
Kaczynski beson se gjenocidi i kryer nuk mori përgjigjen e duhur nga vendet e tjera.


