Sporti

Hajnat thyejnë shtëpinë e Beckham, anglezi ishte në shtëpi bashkë me familjen e tij

03/31/2022 13:04
nga:E K

Rezidenca e David dhe Victoria Beckham në Holland Park, në perëndim të Londrës, u thye nga hajnat teksa çifti dhe vajzën e tyre 10-vjeçare Harper Seven ishin brenda.

Shtypi britanik, përkatësisht Sky News, raportoi se, me sa duket, çifti nuk e kuptuan grabitjen pasi ndodheshin në një dhomë gjumi në katin e parë, duke fjetur, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte djali i tij Cruz Beckham, 17 vjeç, i cili e vërejti grabitjen kur u kthye në shtëpi nga një natë me miqtë dhe vuri re një gotë të thyer dhe disa objekte të zhvendosura.

Policia u thirr në rezidencë rreth orës 00:30 të mëngjesit, disa orë pas grabitjes – që besohet të ketë ndodhur midis orës 20:30 dhe 23:30 të ditës së kaluar.

Grabitësi ka arritur të marrë disa mijëra euro dizajne dhe mallra të tjera.

/GazetaBlic Sport/