Sporti

Mane modest pas kualifikimit në Kupën e Botës ndaj Egjiptit: “Isha më me fat se Salah”

03/31/2022 08:39
nga:E K

Futbollisti senegalez, Sadio Mane, ka reaguar pas kualifikimit në Kupën e Botës, duke e eliminuar Egjiptin.

Kjo ishte hera e dytë, që dy yjet e Liverpoolit, Mane dhe Salah përballen me njëri – tjetrin, kurse Mane i fitoi dy ballafaqimet (finalen e AFCON, dhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës), duke e eliminuar kështu bashkëlojtarin e tij nga gara më e madhe për shtete Kupa e Botës “Katar 2022“, shkruan GazetaBlic Sport.

Mane ka komentuar faktin e fitores së tij mbi Salah duke thënë se ishte më me fat se miku i tij i skuadrës.

“Unë fitova dy herë dhe ai humbi dy herë, isha më me fat që përfundova më mirë”, ka thënë Mane.

“Jam krenar që fituam Kupën e Afrikës dhe tani jemi kualifikuar për Kupën e Botës. Është një ëndërr që e kisha”, shtoi senegalezi.

/GazetaBlic Sport/