Sporti

“Shpërthen” gazetari rus në transmetim direkt: I uroj më të keqen kombëtares polake dhe Lewandowskit

03/31/2022 09:31
nga:E K

Kombëtarja polake e futbollit siguroi një vend në Kupën e Botës pasi mposhti 2-0 Suedinë në play-off.

Golat u shënuan nga Robert Lewandowski dhe Piotr Zielinski. Ky informacion nuk i ka pëlqyer prezantuesit rus Antonov Anisimov, i cili u ka uruar polakëve të gjitha të këqijat në transmetimin e drejtpërdrejtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Gjatë transmetimit live, prezantuesi rus i quajti polakët krijesa të neveritshme duke u uruar atyre të gjitha të këqijat në këtë kampionat.

“Unë personalisht, jo në emër të të gjithë televizionit tonë, i uroj kombëtares polake shkatërrimin më të madh në Kupën e Botës, përfshirë Lewandowski. Ata janë krijesa të neveritshme“, tha Anisimov, prezantues në kanalin televiziv që do transmetojë Kupën e Botës.

/GazetaBlic Sport.