Sporti

Momenti tronditës kur tifozët e Nigerisë futen në fushë pasi kombëtarja e tyre nuk u kualifikua në Kupën e Botës

03/30/2022 08:29
nga:L J

Tifozët e nervozuar të Nigerisë u futën në Stadiumin Kombëtar ‘Moshood Abiola’ – pasi vendi i tyre dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 2022.

Nigeria u ndal në një barazim 1-1 , gjë që ia pamundësoi kalimin në kompeticionin më të madh për kombëtare, përcjell GazetaBlic Sport.

Të pranishmit u nervozuan me dështimin, dolën nga tribuna dhe hynë në fushë, duke shkaktuar dëme më pas.

Është hera e parë që Nigeria nuk arrin të marrë pjesë në Kupën e Botës në 16 vjet dhe është e drejtë të thuhet se i gjithë kombi është i zemëruar duke pasur parasysh rekordin e tyre.

The Sun ka pretenduar se tifozët u përleshën me policinë dhe u përdor gaz lotsjellës.