Lajme

Kajtazi: Sveçla nuk ka guxim ti largojë nga puna policët që morën pjesë në takim me Vuçiqin

03/29/2022 22:35
nga:Astrit Gashi

Gazetari Vehbi Kajtazi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se do të duhej të suspendoheshin policët të cilët morën pjesë në takim me Vuçiqin, ku ndër ta ishte i pranishëm edhe shefi i operativës.

Madje ai ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk ka guxim t’i largojë nga puna.

“Krimin atje e kanë bërë në bashkëpunim me shqiptarët dhe në bashkëpunim me biznesmen të Kosovës. Nëse tash nuk shkarkohen këta njerëz atëherë kurr ski me pas më kontroll të policisë në veri, e ti e ki shefin e operativës të ulur aty në tryezë të Serbisë dhe kujt nuk i ndihet zëri, as Xhelal Sveçlës, as shefit të tij”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviqit vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiqin, president i Serbisë.