Me një pjesë të të ardhurave nga miqësorja kundër Kosovës, Federata e Zvicrës do të mbështesë popullin e Ukrainës.
Projekti “së bashku” punon për të integruar refugjatët në klubet zvicerane të futbollit. “Përmes “së bashku” Federata e Zvicrës do t’i ofrojë refugjatëve ukrainas mundësinë që të pranohen shpejt dhe lehtë nga klubet në të gjithë Zvicrën, të luajnë futboll dhe kështu të krijojnë kontakte sociale, thotë Presidenti i SFV, Dominique Blanc.
Lojtarët e Zvicrës marrin pjesë në fushatë me donacione dhe një pjesë e të ardhurave nga ndeshja ndërkombëtare e femrave kundër Italisë më 12 prill në Thun shkon për projektin.
Spektatorët sot në Letzigrund dhe pas dy javësh në Thun gjithashtu mund të bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur financiarisht viktimat e luftës duke dhuruar për Solidaritetin Zviceran.
/GazetaBlic Sport


