Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov hodhi poshtë të martën raportimet se miliarderi rus i sanksionuar Roman Abramovich pati simptoma të helmimit gjatë një rundi jozyrtar bisedimesh në fillim të këtij muaji, duke i quajtur ato “pjesë e luftës së informacionit”.
Peskov tha gjatë bisedës së tij të përditshme me gazetarët se “kjo është pjesë e panikut informativ, pjesë e sabotazhit informativ, luftës informative”.
“Këto raporte nuk janë të vërteta… është e nevojshme të filtrohet fuqimisht rrjedha e informacionit”, tha ai, shkruan The Guardian.
Peskov konfirmoi më tej se Abramovich është pjesë e bisedimeve në Stamboll që nisën sot, por tha se miliarderi rus nuk është zyrtarisht anëtar i delegacionit, përcjell Gazeta Express.
Abramovich është i përfshirë në sigurimin e kontakteve të caktuara midis palës ruse dhe asaj ukrainase.


