Sporti

Ylli i Kosovës për ndeshjen ndaj Zvicrës: Kam mundur të mbush një sektor vetë, kam marrë shumë kërkesa për bileta

03/29/2022 11:33
nga:L J

Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu do të ketë një lojë shumë të veçantë sonte në mbrëmje.

Yjet e kombëtares së Kosovës që luajnë në Zvicër tek Zurich, do të luajnë ndeshjen ndaj Zvicrës me fillim nga ora 18:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Mirlind Kryeziu thotë për Blick se kjo ndeshje është mjaft interesante për të.

“Kur vendosa për Kosovën pas gjashtë vitesh në kombëtaren e të rinjve të Zvicrës, e dija se në një moment do të vijë kjo lojë kundër Zvicrës. Jam shumë i lumtur, do të ketë një atmosferë të mrekullueshme në Letzi”, ka thënë Kryeziu për Blick.

Ai më pas zbuloi se ka marrë aq shumë kërkesa për bileta, sa që mund të kishte mbushur një sektor të stadiumit.

“Kam mundur të mbush një sektor vetë, kam marrë aq shumë kërkesa për bileta”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport