Kosova do të përballet nesër me Zvicrën në një ndeshje miqësore në kuadër të angazhimeve të marsit në futbollin ndërkombëtar.
Para kësaj ndeshje, mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj është prononcuar në kuadër të konferencës për shtyp, shkruan GazetaBlic Sport.
Hadergjonaj ka folur për shoqërinë e tij me Shaqirin dhe vendimin për të luajtur te Kosova.
“Jo vetëm për mua, por për shumë futbollistë tonë do të jetë ndeshje speciale. Por, unë përgatitem si për çdo ndeshje tjetër. Do jetë ndeshje speciale pasi luajmë edhe ndaj një prej skuadrave më të mira në botë”, tha fillimisht ai.
Ai poashtu shtoi se ka besim që Kosova mund ta fitojë këtë ndeshje.
“Besoj që po. Është lojë miqësore dhe speciale, por ne përgatitemi për ta fituar çdo ndeshje. Besoj se e kemi treguar vetën disa herë me kundërshtarë tjerë të mëdhenj. Ne luftojmë për me mposht Zvicrën”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do luhet në Zurich me fillim nga ora 18:00.
/GazetaBlic Sport/


