Lajme

Kurti kujton masakrën e familjes Bogujevci: 23 vjet më parë u pushkatuan 16 anëtarë të familjes Bogujevci, plagët janë akoma të hapura

03/28/2022 18:37
nga:Donika Fetahu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka kujtuar masakrën nga pushtimi serb që pushkatuan 16 anëtarë të familjes Bogujevci në Podujevë, raporton GazetaBlic.

Ai ndër të tjera përmendi edhe të mbijetuarën e familjes Bogujevci, Saranda Bogujevci, e cila i përballoi 16 plumbave nga forcat serbe dhe se ajo sot është Nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kurti theksoi se po atë ditë ndodhi edhe një masakër tjetër në fshatin Izbicë, ku njësiti policor serb kishte ekzekutuar 147 burra dhe djem.

Postimi i plotë: