Sporti

‘Kolapsimi’ i kampionëve të Europës, Mancini dërgoi tetë lojtarë në shtëpi para ndeshjes me Turqinë, disa nuk duan më të luajnë për Italinë

03/28/2022 14:06
nga:L J

Kombëtarja e Italisë është ende duke i shëruar ‘plagët’ pas disfatës së bujshme nga Maqedonia (1:0) për shkak të së cilës nuk u kualifikua në Botërorin e dytë radhazi.

Kampionët e Evropës do të luajnë një ndeshje miqësore me Turqinë nesër dhe trajneri Roberto Mancini u dha leje disa lojtarëve të largohen nga kampi i kombëtares, përcjell GazetaBlic Sport.

Lorenzo Insigne, Ciro Immobile, Jorginho, Marco Verratti, Gianluca Mancini, Domenico Berardi, Politano dhe Florenzi janë larguar nga ky grumbullim i “Azzurrëve”.

“I kam thënë atyre të kthehen në klube sepse ata definitivisht nuk do të luajnë nesër. Është më mirë që ata të përgatiten për ndeshjet e klubeve të tyre sesa të udhëtojnë me kombëtaren në Turqi dhe të ulen atje në stol ose në tribuna,” shpjegoi Mancini.

“Politano dhe Florenzi janë larguar gjithashtu nga kombëtarja, pasi nuk janë në nivelin më të mirë. Ata gjithashtu nuk do të luanin ndeshjen e nesërme dhe është mirë që ata të kthehen në klubet e tyre. Nuk kem nevojë t’i lodhim për udhëtime”, përfundoi Mancini.

Mediat italiane raportojnë se me shumë gjasa tre prej tyre do t’i thonë lamtumirën kombëtares. Corriere dello Sport thekson se Insigne, Immobile dhe Jorginho të zhgënjyer kanë vendosur të mos luajnë më për kombëtaren italiane.

/GazetaBlic Sport