Italia nuk ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2022, pasi humbi në mënyrë tronditëse 1-0 nga Maqedonia në gjysmëfinale të fazës kualifikuese në Palermo.
Italia, katër herë kampione e botës, nuk luajti në Botërorin 2018, më pas doli kampione në Kampionatin Evropian dhe tani është sërish jashtë botërorit, përcjell GazetaBlic Sport.
Publiku italian është zemëruar edhe nga video e shfaqur pas ndeshjes, e cila tregon kaosin në të cilin lojtarët italianë u larguan nga dhoma e zhveshjes në Palermo.
Në video shfaqen disa shishe plastike, peshqirë, ushqime të mbetura, madje edhe cigare…
/GazetaBlic Sport



