Lajme

Zelensky për median ruse: Ukraina gati të diskutojë për statusin e neutralitetit

03/27/2022 21:20
nga:Donika Fetahu

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati të diskutojë miratimin e një statusi neutral.

Gjatë një interviste për median e pavarur ruse, Zelensky theksoi se në rast dakortësie për neutralitet, së pari Ukraina duhet të marrë garanci nga palët e treta.

Zelensky tha se populli ukrainas do të pyetet nëpërmjet një referendumi nëse dëshiron statusin e neutralitetit./abcnews.al/