Sporti

Federata e Futbollit të Italisë merr vendimin për Mancinin

03/27/2022 21:16
nga:E K

E ardhmja e Mancinit te Italia u vu në dyshim në kohët e fundit, sidomos pas dështimit të tij për t’u kualifikuar me Italinë në Kupën e Botës.

Kampioni në fuqi i Evropës, Italia, së fundmi u eliminua nga Maqedonia e Veriut në fazën e playoffit të kualifikimeve të Kupës së Botës me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky dështim u pa si fundi i Mancinit në stolin e Italisë. Tekniku italian u kritikua shumë nga njohësit dhe fansat e futbollit italian nga eliminimi i befasishëm.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, presidenti i Federatës të Futbollit italian, Gabriele Gravina, e dëshiron qëndrimin e 57-vjeçarit.

Mancini ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/