Lajme

Policia jep detaje për diegien e autobusit në Veternik

03/27/2022 19:06
nga:Donika Fetahu

Nga diegia e autobusit urban “24 Yjet” që ndodhi ditën e sotme në Prishtinë,  mësohet  se nuk ka asnjë të lënduar.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, në rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se rreth orës 17:30 ka pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik dhe se nuk ka asnjë të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti.

Një autobus digjet në hyrje të Prishtinës