Lajme

Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po përpiqet ta ndajë Ukrainën në dysh

03/27/2022 12:08
nga:Q R

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha sot kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, tha Kyrylo Budanov në një deklaratë.

Ai shtoi se Ukraina së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia.

Rusia po propagandon me fotografi për luftën në Kosovë, Reuters e përgënjeshtron