Lajme

Pak ditë më parë hodhi bashkëjetuesen nga ballkoni, kush është i ndaluari që i vuri flakën komisariatit të Kamzës

03/26/2022 23:42
nga:Genita C

Detaje të reja kanë dalë nga zjarri i rënë në komisariatin e Kamzës. Nga zjarri humbi jetën Arben Mici , 26 vjeç, banues në Cerkezë.

Ndërkohë u asfiksuan i ndaluari Dilaver Idrizi 62 vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe Hajredin Boja punonjësi i policisë, jashtë rrezikut për jetën.

ABC news raporton se ishte Dilaver Idrizi i cili dyshohet se i ka vendosur flakën qelisë. Pak ditë më parë Dilaver Idrizi u arrestua pasi hodhi nga kati i tretë i banesës bashkëjetuesen e tij.

Digjet një stacion policor në Shqipëri, vdes person i ndaluar