Sporti

Shqipëria dhe Spanja luajnë pa gola në pjesën e parë

03/26/2022 20:33
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Pjesa e parë ishte kryesisht e dominuar nga Spanja, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht dominimit në fushë dhe posedimit të topit, Spanja nuk arriti të shënonte gol.

Në anën tjetër Shqipëria u fokusua të befasonte spanjollët me kundërsulme, por sulmet e Shqipërisë nuk ishin shumë të rrezikshme.

Rezultati i pjesës së parë 0-0.

/GazetaBlic Sport/