Sporti

Martial mund të rikthehet te Manchester United

03/26/2022 20:05
nga:E K

Anthony Martial i huazuar te Sevilla, mund të rikthehet te Manchester United.

Martial i cili aktualisht është i huazuar te Sevilla, deri në fund të sezonit, mund të rikthehet në gjatë verës në ‘Old Trafford’.

Francezi vendosi të huazohet në ekip spanjoll, në afatin kalimtar të dimrit, pasi nuk po arrinte të ishte pjesë e formacionit të Man United.

Sevilla nuk ka opsion për blerjen e Martial dhe aktualisht nuk janë duke biseduar për të mbajtur në ekip lojtarin, njofton gazetari italian, Fabrizio Romano.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e lojtarit.