Lajme

Bideni: Stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm

03/26/2022 14:24
nga:Astrit Gashi

Joe Biden ka folur sot me presidentin polak Andrzej Duda para shtypit botëror.

Ai shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për ShBA-në dhe ripohoi mbështetjen e tij për NATO-n dhe në veçanti nenin 5, i cili parasheh përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

“Një nga gjërat për të cilat falënderova presidentin ishte fakti se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në pikat e mendimi, se çfarëdo që të bëjmë, ne e bëjmë në unitet dhe të gjithë vijnë së bashku”, tha Bideni.

Bideni tha gjithashtu se e gjithë NATO duhet të pranojë dhe strehojë refugjatë, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që po luan Polonia në këtë proces.