Sporti

Ilir Latifi vlerëson kundërshtarin para luftës së sotme: Një luftëtar me përvojë dhe një rival i ashpër

03/26/2022 11:25
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi ngjitet sonte në oktagonin e UFC, atje ku synon fitoren e madhe.

Luftëtari shqiptar, do të përballet me Aleksei Oleinik, edhe pse ishte planifikuar që të ndeshej me Alexandr Romanov, por ky i fundit u largua për shkak të një lëndimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ata janë luftëtarë të ndryshëm, por lufta pritet të jetë shumë e barabartë.  Latifi ka 16 fitore, 8 humbje dhe 0 barazime, kurse Oleinik ka 59 fitore, 16 humbje dhe 1 barazim në karrierën e tij të gjatë.

“Oleinik është ndoshta luftëtari më me përvojë në listën e UFC-së ”, tha Latifi.

“Ai është një djalë që vjen për të luftuar dhe ushtron presion të mirë, dhe ai është një kundërshtar shumë i ashpër. Ai është një djalë shumë i respektueshëm, i mrekullueshëm. Ai është shumë mirë dhe nuk ka frikë të sfidojë dhe ta çojë lojën aty ku i nevojitet”, përfundoi Latifi.

/GazetaBlic Sport/