Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit gjenden tre burra të vdekur

03/26/2022 09:17
nga:Astrit Gashi

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjetur të vdekur tre burra.

Rastet kanë ndodhur njëri në Prishtinë e njëri në Drenas.

Me vendim të prokurorit dy trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

“Rr.Tring Ismajli, Prishtinë, 25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në raportin policor.

“Fsh. Rogovë, Gjakovë, 25.03.2022 – 19:10. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se pa shenja jete është sjell viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin.”