Sporti

Shkarkimi i mundshëm i Roberto Mancinit, një emër i madh mund të jetë pasuesi i tij tek Italia

03/25/2022 11:46
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Italisë është mposhtur në shtëpi nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Trajkovski në minutën e 93’të të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Italia tashmë ka humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, kurse Maqedonia arrin finalen e ciklit për t’u kualifikuar në eventin më të madh për kombëtare.

Pas ndeshjes, i gjithë stadiumi “shpërtheu” me fishkëllima në drejtim të lojtarëve të Italisë – kurse mysafirët festonin një arritje tjetër të madhe. Kishte edhe një numër të madh që kërkonin shkarkimin e Roberto Mancinit.

Menjëherë mediat italiane kanë zbardhur emrat pretendentë për t’i zënë vendin 57-vjeçarit,prej të cilëve njëri prej tyre është tekniku i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti.

Megjithatë, duket se arritja tek Ancelotti është më vështirë e mundshme, kështu që dy emrat e tjerë brenda listës janë edhe Marcello Lippi dhe Fabio Cannvaro.

/GazetaBlic Sport/