Lajme

Pacolli takohet me Abazoviqin

03/25/2022 11:31
nga:Astrit Gashi

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është takuar me të mandatuarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.

Sipas Pacollit, ai ka energji dhe ide “për të përmbushur kushte për të lënë gjurmë historike”.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ardhshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, një Kryeministër jo i rendomtë, me energji dhe ide për të përmbush kushte për të lënë gjurmë historike”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar më 3 mars se mandatin për formimin e qeverisë ia ka dhënë liderit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.