Sporti

Trajneri i Portugalisë bëhet viral me veprimin e tij, ishte gati të ndezte cigaren në fushë

03/25/2022 10:48
nga:Mergim Rreci

Nuk dihet nëse ishte për të kontrolluar nervat apo për të festuar, por, pak pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes kundër Turqisë, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos mori një cigare në fushën e ndeshjes dhe ishte gati për ta ndezuar atë.

Trajneri përfundoi duke mos e ndezur atë, duke e hequr sërish, ndoshta duke i rikujtuar se pirja e duhanit është e ndaluar në ato hapësira, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një moment emocionues për të, duke e kuptuar rrjedhën e ndeshjes sesi shkoi në minutat e fundit.