Lajme

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur luftë totale Rusisë

03/25/2022 10:48
nga:Astrit Gashi

Perëndimi i ka shpallur luftë totale Rusisë, deklaroi ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

“Tema e aktivitetit biologjik ushtarak amerikan do të bëhet temë e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Lavrov.

Lavrov tha se po vazhdon politika e shteteve Perëndimore, qëllimi kryesor i së cilës politikë, sipas tij, është frenimi i Rusisë.

“Situata ndërkombëtare është nxehur deri në ekstrem. Në fakt, ne jemi dëshmitarë të politikës së frenimit të Rusisë, të cilën Perëndimi e ka ndjekur për një kohë të gjatë”, tha Lavrov.

Sipas tij, qëllimi i veprimeve të perëndimit është të dobësojë pozicionin e Rusisë dhe të përpiqet të rivendosë një botë njëpolare.

Ai theksoi se “Shtetet e Bashkuara po luajnë një rol vendimtar në përparimin dhe forcimin e një politike të tillë”.

Më herët, kreu i Ministrisë së Jashtme ruse tha se ajo që po ndodh aktualisht në botë “është një aktivitet i cili nuk është i lidhur aq shumë me Ukrainën, por është një përpjekje për të krijuar një rend të ri botëror”.