Lajme

121 fëmijë të vrarë dhe mbi 4,300 shtëpi të shkatërruara nga pushtimi rus në Ukrainë

03/24/2022 22:01
nga:Q R

121 fëmijë dhe 4,379 shtëpi janë shkatërruar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas Parlamentit ukrainas.

Në një njoftim bëhet e ditur se 6.5 milionë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, shkruan Skynews.

Parlamenti deklaroi gjithashtu se mijëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë 121 fëmijë..

Në vlerësimin e të fundit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.