Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk i ka 60 mijë veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aq sa janë të regjistruar nëpër evidenca.
Ai tha më së shumti janë 20 mijë persona që i përkasin kësaj kategorie.
I ftuar në Desku të KTV-së, Kurti ka thënë se duhet të gjenden mënyrat që të mënjanohen “deformimet” në këto evidenca.
“Veteranët e luftës meritojnë më shumë sesa paga minimale. Por edhe duhet t’i bëjmë evidencat e sakta, nuk janë 60 mijë veteranë. Nëse dikush dëshiron ta gënjejë vetveten, s’mund të më gënjejë mua. Maksimalisht janë 20 mijë. Duhet t’i gjejmë mënyrat sesi t’i largojmë këto deformime”, ka thënë ai.


