Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës, raporton GazetaBlic.
Vendimi u bë i ditur përmes një komunikate nga KGJK.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve
POSTIMI I PLOTË:
Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet.
Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor.
Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë.


