Sporti

Pedri: “Me pagën time të parë te Barcelona, fillimisht bleva ‘Playstation 5’, tani do u blejë prindërve shtëpi”

03/24/2022 13:51
nga:E K

Mesfushori i talentuar i Barcelonës, Pedri ka dhënë një intervistë interesante së fundmi.

Spanjolli ka treguar se çfarë ka blerë me pagën e tij të parë që mori nga Barcelona, shkruan GazetaBlic Sport.

“Gjëja e parë që bleva? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur PS5 doli në shitje, unë e bleva një”, ka thënë Pedri.

“Tani gjithçka që dua është t’ua blejë një shtëpi prindërve të mi, ose ta rinovojë shtëpinë. Paratë e mia janë edhe të tyre. Ne jemi një familje”, shtoi ai.

Pedri i cili ka gjetur hapsirë këtë sezon te Barca, është kthyer në shtyllën kryesore të ekipit të Xavit.

/GazetaBlic Sport/