Milani është gjithnjë e më afër sigurimit të nënshkrimit të sulmuesit të Liverpool, Divock Origi.
Sipas “Corriere dello Sport”, Rossonerët kanë arritur tashmë një marrëveshje me lojtarin që përfundon kontratën e tij me Reds në fund të sezonit, shkruan GazetaBlic Sport.
26-vjeçari belg do të marrë rreth 4 milionë euro në sezon, me një kontratë katërvjeçare që kanë ofruar skuadra nga San Siro.
Kujtojmë se Origi u transferua nga Lille në Liverpool në vitin 2014, ku prej atëherë është paraqitur në 105 takime për “The Reds” duke realizuar 21 gola.
/GazetaBlic Sport/


