Lajme

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj

03/24/2022 10:37
nga:Donika Fetahu

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua së bashku me fëmijën 9-vjeçar janë zhdukur në Pejë, shkruan Gazeta Express.

Për rastin në polici ka njoftuar vëllai i gruas.Policia është duke e hetuar rastin.

“Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.