Chelsea do të jetë në gjendje të shesë bileta për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Stamford Bridge ndaj Real Madridit.
Qeveria britanike kishte ndaluar çdo aktivitet të shitjes së biletave në kuadër të sanksioneve ndaj Abramovich – por kjo do të lehtësohet në ndeshjen e Champions Leagues, përcjell GazetaBlic Sport.
Në veçanti, Chelsea do të mund të shesë biletat për ndeshjen e radhës të Champions League kundër Real Madridit. Megjithatë, ata nuk do të jetë në gjendje të mbledhin të ardhurat – pasi ato do të shkojnë në UEFA.
Në Premier League, Chelsea do të vazhdojë të mos jetë në gjendje të shesë bileta për tifozët e tyre.
/GazetaBlic Sport/


