Goran Pandev beson se Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga mungesat e Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.
Chiellini mund të mos jetë i aftë për të luajtur 90 minuta kundër Maqedonisë së Veriut nesër, ndërsa Bonucci është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi dhe mund të rikuperohet vetëm për finalen e mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ata kanë shumë vite që luajnë bashkë, e njohin mirë njëri-tjetrin dhe do të jetë një avantazh i madh për ne që të përballemi me Italinë pa ta. Megjithatë, Alessandro Bastoni, ai ka një karrierë të madhe përpara. Ne synojmë fitoren dhe finalen nga ky takim”, tha Pandev për gazetën La Gazzetta dello Sport.
Italia ose Maqedonia e Veriut do të përballen me fituesin Portugali-Turqi: “Turqia është një ekip i madh, por mendoj se Portugalia do të kualifikohet edhe nëse do të ndiejë më shumë presion”, theksoi Pandev.
/GazetaBlic Sport/


