Lajme

Polonia po shqyrton dëbimin e 45 diplomatëve rusë

03/23/2022 11:41
nga:Astrit Gashi

Shërbimet speciale të Polonisë i kanë kërkuar Ministrisë së Jashtme të vendit të dëbojë 45 diplomatë rusë, ka thënë një zëdhënës.

Stanislaw Zaryn tha se disa nga individët kanw punuar për shërbimet sekrete ruse nën mbulesën e punës diplomatike.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citoi një zëdhënës të paidentifikuar të qeverisë të ketë thënë se ambasadori rus në Poloni ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme lidhur me rastin dhe vendimet për hapat e mëtejshëm do të shpalleshin pas takimit.

Ministria e Jashtme e Rusisë u citua nga agjencia e lajmeve “RIA Novosti” të ketë thënë se do të hakmerrej nëse diplomatët e saj dëbohen.